Osmani takon senatorin Schumer, e falënderon për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me senatorin Schumer, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me liderin e shumicës në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chuck Schumer.

Në një postim në Twitter, Osmani ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar për mënyrat si të rritet bashkëpunimi me Senatin.

Ajo e ka falënderuar Schumerin për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me liderin e shumicës në Senat, senatorin Schumer dhe të riafirmojë partneritetin e gjatë mes dy shteteve tona. Kam shprehur falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe kemi diskutuar për mënyra se si të rrisim bashkëpunimin me Senatin”, ka shkruar Osmani.

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i bashkohet Këshillit Atlantik për të diskutuar zhvillimet e fundit në Dialogun Beograd-Prishtinë, rrugën euroatlantike të Kosovës dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës.

Ky diskutim do të zhvillohet të mërkurën e 10 majit, në orën 15:00.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika