AAK-ja kërkon rishikimin e buxhetit për vitin aktual dhe përfshirjen e rritjes së pagave

AAK-ja ka kërkuar që të sillet sa më parë në Kuvendin e Kosovës rishikimi i buxhetit për vitin 2023 dhe të përfshihet në këtë rishikim rritja e pagave në sektorin publik

FOTO: EO

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar që të ftohet në interpelancë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, në një konferencë për media.

Kjo, pasi, sipas tij, Qeveria ka ndërhyrë në strukturën e të hyrave dhe të shpenzimeve buxhetore dhe se kjo ka qenë shumë e dëmshme në rrjedhat e zhvillimit në vend duke i ngritur normat e tatimit në njërën anë, e në anën tjetër duke i bllokuar investimet kapitale.

“Ndërhyrja e Qeverisë në strukturën e të hyrave dhe të shpenzimeve buxhetore ka qenë shumë e dëmshme në rrjedhat e zhvillimit në vend duke i ngritur normat e tatimit në njërën anë, e në anën tjetër duke i bllokuar investimet kapitale. Vetëm për dy vjet qeverisje janë bllokuar rreth 500 milionë euro të investimeve kapitale, me çka është dëmtuar ekonomia e vendit për rreth 200 milionë euro si pasojë e inflacionit dhe vonesës se investimeve kapitale”, ka thënë Tahiri, shkruan EO.

Ndër të tjera, Tahiri ka thënë se gjendja e rëndë socio–ekonomike në vend e krijuar nga niveli i lartë i inflacionit, rritja e çmimeve të konsumit, shtrenjtimi i çmimit të energjisë dhe vendimi për rritjen e tatimit në pronë ka bërë që qytetarët të përballen me vështirësi të shumta.

Ai ka theksuar se rritja e pagave në sektorin publik do të ishte zgjidhje që do të lehtësonte sadopak këtë situatë, teksa ka theksuar kërkesën që sa më parë të sillet në Kuvendin e Kosovës rishikimi i buxhetit për vitin 2023 dhe të përfshihet në këtë rishikim rritja e pagave në sektorin publik.

“Rritja e pagave në sektorin publik do të ishte zgjidhje që do të lehtësonte sadopak këtë situatë, pasi kjo është kërkesë e kohës. Kjo rritje do të duhej të ndodhte menjëherë me rishikimin buxhetor, dhe kjo do të ndikonte në rritjen e konsumit të përgjithshëm por edhe indirekt në rritjen e pagave në sektorin privat. Nëse ky veprim nuk ndodh menjëherë, Kosova rrezikon të zbrazet dhe të mbesë pa shumë profesionistë të zotë”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika