Konjufca: Ka ngecje në dialog, fajtore është Serbia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se ka ngecja në dialogun Kosovë – Serbi, derisa ka thënë se fajtore është kjo e fundit.

Konjufca në një intervistë për RTV 21, ka thënë se Serbia qëllimshëm po e keqlexon marrëveshjen e Ohrit.

Sipas tij, Serbia po tenton që gjithçka që ka të bëjë me territorin e Kosovës, ta kthejë në kushtëzim.

“Kemi ngecje në mënyrën se si po e lexon marrëveshjen Serbia, po dëshiron që gjithçka që ka të bëjë me territorin dhe veriun ta kthejë në kushtëzim. E dëgjova para 4 ditëve, Vuciq tha se pa u themeluar Asociacioni, nuk shkoj në dialog. Ky është perceptim i gabueshëm i dialogut”, ka thënë ai.

Kryetari i Kuvendit u shpreh se është gabim qasja e Serbisë dhe e presidentit Aleksandër Vuçiq, i cili e kërkon formimin e Asociacionit, por e injoron pjesën tjetër të marrëveshjes.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika