Konjufca për Lajçakun: S’është i paanshëm, duhet ta dijë se Kosova e ka të definuar statusin

Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës e ka kritikuar kryenegociatorin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, se nuk është neutral.

Sipas tij, Lajçak nuk është i paanshëm, dhe se sipas tij, mënyra se si i koncepton negociatat nuk është e drejtë.

“Mendoj që kryenegociatori nuk është i paanshëm. Pikërisht për Lajçak. Ai në mënyrën si i koncepton negociatat, si me bisedu dy shtete që nuk e kanë definuar statusin. Ai duhet me pas të qartë që Kosova e ka të definuar statusin”, ka thënë ai në RTV 21.

Tutje, ai ka thënë se nëse Lajçak mendon se të gjitha opsionet për Asociacionin janë të hapura, atëherë e ka gabim.

“Nëse mendon që Asociacioni nuk paragjykon asgjë dhe për Asociacionin janë të gjitha opsionet e hapura, ai e ka gabim. Nëse mendon që të gjitha opsionet evropiane janë në tavolinë e ka gabim”, u shpreh Konjufca.

Kryetari Konjufca tha se për dallim prej disa shteteve në Evropë, të cilat janë federative, Kosova është shtet unitar dhe nuk ka organe federative.

Sipas tij, Kosova nuk mund t’i marrë model për Asociacionin shtetet federative.

“Në Evropë ka shtete federative, Kosova nuk është dhe kurrë nuk do të jetë. Kosova është shtet unitar dhe ka njësitet e veta, njësitë janë komunat. I ka dy organe qendrore dhe komunale, nuk ka federative. Nëse Lajcak thotë se gjithçka është në tavolinë, unë i them që e ka gabim”, ka thënë ai.

I pari i Kuvendit të Kosovës u shpreh se Kosova nuk ka hyrë në dialog ta rimodelojë shtetin, por për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika