Berisha për problemet teknike në zgjedhje: Janë hakerat qeveritarë që ndërhyjnë, policia ka marrë pushim sot

Kryetar i PD-së, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për qytetarët që të dalin në votime.

“Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj. Së dyti, ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë të mos harrojnë, se përsëritja e të njëjtit gabim e bën gabimin edhe më të madh. Ndaj edhe le t’u prijë mençuaria e tyre në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre”, ka shkruar Berisha.

Berisha ka thënë se kjo është “pranvera e  ndryshimit” dhe se kjo është “një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare”.

Ndërsa për problemet në procesin zgjedhor, kreu i PD-së është shprehur se pajisjet kanë patur në një përqindje jo të vogël mosfunksionim.

“Do të dëgjoni në darkë të thonë se na ndërhynë hackerat iranianë, por në fakt janë hackerat qeveritarë që ndërhyjnë. Ka disa qendra, rrethe, si përshembull në Durrës. Peshkaqeni famoz, Roni Shqopa, dhe një disa drejtorë dhe përgjegjës të njësisë administrative kanë preferuar, ose kanë dashur të bëjnë xhandarin në qendrën e votimit, ku janë përzenë ashtu siç e meritojnë. Dhe noviteti tjetër është, se qoftë se i bini numrit të policisë, ai nuk përgjigjet më. Ka marrë pushim sot policia”, thekson Sali Berisha.

Zgjedhjet në Shqipëri, hasen probleme me identifikimin elektronik në shumë zona

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika