Erdogan i bindur për fitore, por pranon mundësinë e balotazhit

Nga 95 për qind të votave të numëruara, në Turqi po kryeson presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan. Sipas rezultateve preliminare, Erdogan ka arritur të sigurojë 49.39 për qind të votave. Aleati kryesor i tij, Kemal Kiliçdaroglu, ka shënuar një rritje, i cili ka arritur të ngushtojë rezultatin duke siguruar 44.97 për qind të votave

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka udhëhequr vendin e për 20 vjet, po përballet me një rezultat të ngushtë nga votimet në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Votat po vazhdojnë të numërohen dhe bëhet e ditur se mund të ketë një balotazh vendimtar midis Erdoganit dhe kundërshtarit të tij kryesor, Kemal Kilicdaroglu.

Rezultatet përfundimtare që dalin pas numërimit të votave, qofshin ato brenda disa ditësh apo pasi rundi i dytë i votimit të zhvillohet brenda dy javësh, do të përcaktojnë nëse shteti i Turqisë, aleat i NATO-s, mbetet nën kontrollin e Erdoganit ose rifillon një rrugëtim më demokratik, të premtuar nga lideri i opozitës, Kemal Kilicdaroglu.

Duke folur para mbështetësve në Ankara, Erdogan, 69-vjeçar, tha se ai ende mund të fitonte, porse do të respektonte vendimin e qytetarëve nëse gara shkon në një balotazh pas dy javësh.

“Ne ende nuk e dimë nëse zgjedhjet përfunduan në rundin e parë…Nëse kombi ynë ka zgjedhur për një rund të dytë, kjo është gjithashtu e mirëpritur”, tha Erdogan në mëngjesin e së hënës, duke vënë në dukje se votat e qytetarëve turq që jetojnë jashtë vendit duhet ende të numërohen.

Ai mblodhi 60% të votave të diasporës në vitin 2018.

Zgjedhjet e këtij viti në Turqi u përqendruan kryesisht në çështjet e brendshme si ekonomia, të drejtat civile dhe tërmeti i muajit shkurt që la të vdekur më shumë se 50,000 njerëz.

Me numërimin jozyrtar gati të përfunduar, mbështetja e votuesve për presidentin aktual kishte rënë nën shumicën e kërkuar që ai të fitonte. Erdogan ka 49.3% të votave, ndërsa Kilicdaroglu 45%, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.

“Ne do të fitojmë absolutisht raundin e dytë…dhe do të sjellim demokracinë”, tha Kilicdaroglu, 74 vjeç, kandidati i një aleance gjashtë partish, duke argumentuar se Erdogan kishte humbur besimin e një kombi që tani kërkon ndryshim.

Autoriteti zgjedhor i Turqisë, Bordi i Lartë Zgjedhor, tha se do t’i bënte publike rezultatet sapo të përfundonte dhe finalizohej numërimi.

Sipas bordit, shumica e fletëve të votimit nga 3.4 milionë votues me të drejtë vote jashtë shtetit duhet ende të numërohen dhe balotazhi i zgjedhjeve të 28 majit nuk është i garantuar.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika