”Gjakova ka dhënë e përjetuar shumë”

I pari i Qeverisë, Albin Kurti ka përkujtuar 23 vjetorin e Betejës në Çabrat të Gjakovës, duke thënë se Gjakova ka dhënë shumë dëshmorë për vendin

Përmes një njoftimi në median sociale Facebook, kryeministri është shprehur se UÇK-ja i ka shkaktuar humbje të mëdhe okupatorit serbë, ndërsa këta të fundit janë hakmarrur në popullsinë civile duke vrarë dhe bërë masakra mbi dhjetëra persona.

Gjithashtu, Kurti ka përmendur edhe dëshmorët e rënë.

“Në historinë e Gjakovës dhe të Kosovës, përveç këtyre martirëve, duke i mbrojtur ata dhe vendin e tyre, në betejën e Çabratit ranë dëshmorë: Ahmet Gjikolli, Bujar Roka, Tom Gjoka, Kushtrim Hoxha, Dashmir Krasniqi, Visar Juniku, Sefedin Xërxa, Hamëz Zymberi, Agim Haxhiavdyli, Yllka Domi, Ilir Berisha, Taulant Nura, Ali Hoxha dhe Hazir Këpuska,” ka shkruar Kurti.

Sipas tij, qyteti i Gjakovës është një prej qyteteve që ka përjetuar shumë, ku aty është përjetuar dhunë intensive shtetërore, “më shumë se 300 burra e gra u paraburgosën duke u marrë nga rrugët e nga shtëpitë e tyre në Gjakovë në këtë periudhë.”

“Burrat u ndanë nga gratë e fëmijët dhe u çuan në lagjen Mulla Jusuf, ku u ndanë në dy grupe dhe u ekzekutuan. Rreth 50 civilë u vranë, e afër 50 të tjerë u rrëmbyen dhe zhdukën pa gjurmë. Ushtarë të UÇK-së, të cilët po mbronin civilët, gjithashtu ranë dëshmorë në këto luftime”, ka shkruar Kurti.

Ndër të tjerash, data 7 maj shënon 23 vjetorin e Betejës së Çabratit, e cila na përkujton qëndresën e popullit tonë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika