Rohde: Kosova ta përgatitë draftstatutin e Asociacionit, një vizion nuk është draft

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të hartojë një draftstatut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, pasi një vizion nuk është i mjaftueshëm

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova ka obligim që ta hartojë draft-statutin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ambasadori gjerman ka thënë se vizioni nuk është draftstatut dhe se vetëm me ide konkrete mund të përshpejtohet procesi për më tutje.

“Versioni më i mirë, drafti më i mirë për Kosovën, mund të hartohet nga vetë Kosova. Kosova duhet ta përgatisë draftin, një vizion nuk është draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova së shpejti që ta shohim se çfarë ide konkrete ka për Asociacionin. Ky është obligimi i Kosovës që ta përshpejtojë procesin”, ka thënë Rohde pas takimit me anëtaret e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Ndërsa i pyetur për kompaninë Visametric, operatori që detyronte aplikuesit për vizë të Gjermanisë që të paguanin shërbim postar për kthim të pasaportës, në vlerë prej 30 eurosh, Rohde nuk dha ndonjë koment./EO

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika