Sveçla për aksionet në Prishtinë e Podujevë: Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet

"Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur", kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në lidhje me aksionet e së mërkurës të policisë kundër fajdeve dhe krimeve kibernetike

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se nga mëngjesi i hershëm i së mërkurës janë duke u zhvilluar tri aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare.

“Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur”, ka shkruar Sveçla.

Ndryshe, të mërkurën, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është duke zhvilluar një aksion kundër fajdesë.

Në këtë aksion thuhet se janë kontrolluar shtëpi dhe lokale në rajonin e Prishtinës dhe të Podujevës, me ç’rast janë ndaluar katër persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi”, “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi te paligjshëm” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Prokuroria me aksion kundër fajdesë në Prishtinë e Podujevë, arrestohen katër persona

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika