Kryetari i Zubin Potokut: Jemi duke i harmonizuar veprimet me ShBA-të dhe faktorët e tjerë

Kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri

Kryetari i ri i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se kryetarët e rinj të katër komunave veriore janë duke i harmonizuar veprimet e tyre të ardhshme me të gjithë faktorët, ndër ta edhe me Ambasadën e ShBA-së.

Ai në Debat Plus tha se një nga arsyet se pse jo të gjithë kryetarët e rinj nuk do ta bëjnë betimit të premten, sikurse Erden Atiq, i Mitrovicës së veriut, janë aspektet teknike.

Këto janë problem teknike rreth organizimeve në të gjitha komunat, kjo është arsyeja e parë që s’po mbahen me një datë të gjitha betimet. Vetëcertifikimi, shembull komuna e Leposaviqit, ka vonesa në certifikim të kandidatëve, s’është e thënë të mbahen në një datë. Ne kemi pasur takim edhe me përfaqësues e Ambasadës amerikane e angleze, jemi duke u harmonizuar me të gjithë faktorët… me Ambasadën amerikane gjithnjë do të kemi harmonizim”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë mendon për deklaratën e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, se kryetarët e rinj duhet të kenë vetëm kompetenca teknike, ai tha se ata do të kenë kompetenca të mjaftueshme për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.

“Besoj që do të kemi kapacitet dhe kompetenca për t’iu përgjigjur qytetarëve pa kurrfarë dallimi. Është me rëndësi të ecim me hapa sa më të mëdhenj në drejtim të vendosjes së administrimit, që na thërret ligji i Kosovës. Nuk paragjykoj, jemi në ecje e sipër, do të përpiqemi ta japim maksimumin”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika