Bislimi: BERZH-i e gjeti Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon, kjo s’është rastësi

"Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin është ajo e duhura, ku do të shohim përfitimet në vitet në vijim. Qëllimi ynë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme", ka thënë Besnik Bislimi

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka publikuar një grafikë, ku, sipas tij, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e ka gjetur Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon.

Me anë të një postimi në Twitter, Bislimi ka thënë se qëllimi i ekzekutivit është të zvogëlohen pabarazitë dhe të ketë shpërndarje të barabartë për të gjithë qytetarët.

“Këto rezultate nuk janë të rastësishme. Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin është ajo e duhura, ku do të shohim përfitimet në vitet në vijim. Qëllimi ynë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme. Të zvogëlohen pabarazitë dhe të ketë shpërndarje të barabartë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai.

Bislimi ka theksuar se Banka Botërore dhe FMN-ja e kanë vlerësuar, gjithashtu, vendin për rritjen ekonomike dhe trendin pozitiv.

“Së fundmi, BERZH e gjeti Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon për vitin 2023. Ajo parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt”, shtoi ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje në vlerë gjashtë milionë e 315 mijë euro me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me synim për investime në efiçiencën e energjisë së ndërtesave publike në Prizren, prej të cilave 20 për qind e shumës është grant.

Ky projekt, i cili financohet nga kjo marrëveshje, parasheh implementimin e masave të efiçiencës në 100 objekte komunale, duke përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor parësor.

Masat e propozuara për efiçiencë përfshijnë, përmirësimin dhe ndërrimin e sistemeve të ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dritareve dhe dyerve me efiçiencë të energjisë, sipas njoftimit nga Ministria e Financave Punës dhe Transfereve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika