“Defender Europe 2023”, Rama: Shqipëria do të luajë rol kyç në këtë stërvitje

Tashmë ka nisur stërvitja e përbashkët drejtuar nga komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria do të luajë një rol kyç në stërvitjen ushtarake “Defender Europe 2023”.

Kështu është shprehur ai në një postim në Facebook, ku ka njoftuar se tashmë ka nisur stërvitja e përbashkët drejtuar nga komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, në këtë stërvitje do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.

“Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s. Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal  për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, Shqipëria po mirëpret për të dytën herë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, ku ushtarët amerikanë do të stërviten krah për krah me homologët e tyre shqiptarë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika