Komuna e Prishtinës angazhon mjekët e pensionuar

Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se mjekët e pensionuar ka vendosur që t’i angazhojë si këshilltarë në Drejtorinë e Shëndetësisë, si ndihmë ndaj Drejtorisë së Shëndetësisë

Komuna e Prishtinës ka vendosur që mjekët e pensionuar t’i angazhojë si këshilltarë në Drejtorinë e Shëndetësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit të Prishtinës, Përparim Rama.

“Duke marrë parasysh rëndësinë dhe mungesën e mjekut të familjes, sot me rastin e “Ditës Botërore të Mjekut të Familjes”, së bashku me #drejtoriaeshëndetësisë kemi vendosur që të angazhojmë mjekët e pensionuar, të cilët gëzojnë shëndet dhe kanë gatishmëri për të vazhduar kontributin e tyre për zhvillimin dhe avancimin e mjekësisë familjare në kryeqytet”, ka shkruar Rama.

Ky i fundit ka thënë se synimi i këtij vendimi mbetet ndihma ndaj Drejtorisë së Shëndetësisë, për të krijuar një sistem më të mirë, më efikas, me shërbime më cilësore për qytetarët e kryeqytetit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika