Dy iranianë tentojnë të futen në Kosovë duke mashtruar me pasaporta të huaja

Gjatë kontrollit të dokumenteve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, dy persona janë identifikuar iranianë, ndonëse të njëjtit ishin paraqitur me pasaporta të huaja. Të njëjtëve u janë konfiskuar pasaportat dhe u është shqiptuar gjobë

Dy iranianë kanë tentuar të hyjnë në Republikën e Kosovës, duke përdorur pasaporta të huaja, njëri, atë të Portugalisë, ndërsa tjetri, atë të Kanadasë.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes. Të dyve u është shqiptuar gjobë.

“Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritje, i dyshuari mashkull iranian ka prezantuar një pasaportë të Portugalisë që dyshohet se është keqpërdorur. I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar  dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit”, thuhet në raport. Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritje, i dyshuari mashkull iranian ka prezantuar një pasaportë të Kanadasë, që dyshohet se është keqpërdorur.  I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika