Krasniqi: Rikthimi i PDK-së në mërgatë nuk është rikthim i përkohshëm e as sezonal

Kreu i PDK-së ka thënë se rikthimi i PDK-së në mërgatë nuk është rikthim i përkohshëm e as sezonal

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se Patriot Krasniqi është zgjedhur kryetar i Degës së PDK-së në Itali.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PDK-së ka thënë se rikthimi i PDK-së në mërgatë nuk është rikthim i përkohshëm e as sezonal.

“Punën disa mujore për themelimin e nëndegëve të PDK-së në Itali, të udhëhequr nga Komisioni për Organizimin e Partisë Demokratike në Mërgatë, e finalizuam sot në Firencë, me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të Degës sonë në këtë shtet. Në një proces tejet demokratik, me votat unanime të delegatëve, kryetar u zgjodh Patriot Krasniqi. Patrioti është një afarist i suksesshëm në Firencë, që vjen nga një familje atdhetare nga Prizreni dhe me kontribut të madh për vendin”, shkroi ai.

Ai ka theksuar se mesazhi dhe zotimi janë të qarta, “vetëm bashkë do të jetësojmë vizionin tonë për transformimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm të Kosovës”.

“Një gjë është e sigurt: Rikthimi i PDK-së në mërgatë nuk është rikthim i përkohshëm e as sezonal. Është rikthim reformues, sepse ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Ashtu sikur në Zvicër, Suedi, Kanada dhe shumë shtete të tjera, edhe sot në Itali, bashkë me mërgimtarët tanë të shumtë, rifilluam një rrugëtim të përbashkët politik e kombëtar, që në themel të tij ka kontributin për Kosovën dhe për qytetarët tanë”, shtoi ai.

Sipas tij, Kosova asnjëherë nuk do të mundet të realizojë gjithë potencialin e vet, pa pjesëmarrjen direkte të mërgimtarëve tanë në vendimmarrje dhe në jetën publike.

“Faleminderit për pritjen, besimin dhe mbështetjen e çmueshme. Patriot, të priftë e mbara ty dhe gjithë ekipit fantastik që keni krijuar në Itali”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika