Kosova do të përfshihet në një raport të NATO-s

Pas diskutimit të kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Kosovës, raportuesi e pranoi se do të bëjë përfshirjen e Kosovës në raportin e këtij viti

Në ditën e dytë të punimeve të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga deputeti Driton Hyseni, ka vazhduar takimet bilaterale me delegacionet e vendeve anëtare të NATO-s, siç ishin takimet me delegacionin e Kanadasë, SHBA-së, Danimarkës, Gjermanisë, Sllovakisë, si dhe me delegacionet e Holandës e Finlandës.

Sipas njoftimit nga zyra e Kuvendit të Kosovës, thuhet se temat e diskutimit përfshinin kërkim-mbështetjen e Kosovës në proceset e përfshirjes sa më të madhe të delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s, si dhe në institucionet e organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Gjithashtu, në sesionin e Komisionit për Politikë, Driton Hyseni ngriti çështjen e përfshirjes në mënyrë specifike të Kosovës në raportin e Audronius Azubalis ‘E ardhmja e politikës së dyerve të hapura të NATO-s’, ku përfshihen vendet e tjera të Ballkanit Përendimor”, thuhet në njoftim.

Pas diskutimit të kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Kosovës, raportuesi e pranoi se do të bëjë përfshirjen e Kosovës në raportin e këtij viti.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika