Senatori Murphy: Serbia të mos e pengojë Kosovën

Senatori amerikan, Chris Murphy pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Serbia duhet të ndalojë së penguari Kosovën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare

Chris Murphy, senatori amerikan i Komisionit për Punë të Jashtme

Serbia duhet të ndalojë së penguari Kosovën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, tha senatori amerikan, Chris Murphy, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai, së bashku me senatorin Gary Peters, kanë nisur vizitën në Kosovë, që është në kuadër të një turni njëjavor në shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Na vjen mirë që po e shohim marrëveshjen e fundit midis Kosovës dhe Serbisë që përfshin njohjen e ndërsjellë të dokumenteve zyrtare, por edhe hapat e vështirë që duhen të ndërmerren nga të dyja palët. Serbia duhet të ndalojë së penguari Kosovën, të drejtën e saj për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, tha Murphy, shkruan REL.

Ai iu referua Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia arritën më 27 shkurt në Bruksel, si dhe Aneksit të zbatimit të saj, që u arrit në Ohër më 18 mars.

Presidentja Osmani tha se në takim u ka treguar senatorëve amerikanë të gjitha shkeljet që po i bën Serbia kësaj marrëveshjeje, që përfshin edhe mospengimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në prill, Serbia ka votuar kundër kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pavarësisht se me Marrëveshjen drejt normalizimit është zotuar se nuk do të paraqesë pengesa të tilla.

Ndërkaq, senatori Peters vlerësoi lart raportet mes Kosovës dhe ShBA-së dhe premtoi vazhdimin e ndihmës dhe bashkëpunimit nga Washingtoni.

Vizita e dy senatorëve në Kosovë vjen disa ditë pasi Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan mbajti një seancë për politikën e Washingtonit në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë senacë u deklaruan këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Që të dy kërkuan nga Kosova dhe Serbia ta zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit dhe Kosova të themelojë sa më shpejt Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika