“Defender Europe 23”, Maqedonci: Në Kosovë zbarkuan 5 ushtri të huaja

Ejup Maqedonci nga FSK ka thënë se ushtrimi ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 23” që po mbahet në Kosovë për herë të parë, ka për synim kryesor rritjen e gatishmërisë operacionale dhe rritjen e ndërveprimit me vendet partnere

Ejup Maqedonci - FSK

Ejup Maqedonci pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka dhënë detaje në lidhje me organizimin e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar në Kosovë, “Defender Europe 23”.

Në emisionin “FIVE”, Maqedonci ka bërë të ditur se për organizimin e këtij ushtrimi përgatitjet kanë filluar qe një vit e gjysmë përmes aktiviteteve planifikuese.

“Përgatitjet kanë filluar qe një vit e gjysmë me ushtrime përgatitore e aktivitete planifikuese që i kanë paraprirë organizimit që fillon sot dhe dita punuese dje”, ka thënë Maqedonci.

Në këtë ushtrim ai ka bërë të ditur se janë pesë ushtri të vendeve të ndryshme që kanë zbarkuar në Kosovë.

“Janë 5 ushtri të vendeve të ndryshme që kanë zbarkuar në vendin tonë, nuk janë pjesë e misionit të KFOR-it, por kanë ardhur enkas për ushtrimin “Defender Europe 23”, gjithashtu republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë, ushtria amerikane, ekipe nga Turqia e Kroacia”, ka thënë ai.

Ai ndër të tjera ka thënë se Ushtrimi “Defender Europe 23” ka si synim kryesor rritjen e gatishmërisë operacionale dhe rritjen e ndërveprimit me vendet partnere.

Ai ka treguar se edhe shumica e armëve që do të përdoren në këtë ushtrim janë prodhim amerikan.

Ndërsa për vendin e mbajtjes së këtij ushtrimi që është caktuar të jetë Babaj i Bokës, Maqedonci ka thënë se është për shkak se është terren i përshtatshëm dhe se ligjërisht është zonë për trajnimin e FSK-së.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika