Dreshaj: Qeveria Kurti, qeveri e eksperimenteve dhe me riciklim të personave pa ndonjë performancë

Deputeti Shemsedin Dreshaj ka numëruar dështimet e Qeverisë, që, sipas tij, kanë ndodhur në shëndetësi, duke përmendur ikjen e personelit shëndetësor nga vendi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, e ka quajtur Qeverinë aktuale të Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, qeveri të eksperimenteve.

Në një konferencë për media, Dreshaj ka numëruar dështimet e Qeverisë, që, sipas tij, kanë ndodhur në shëndetësi, duke përmendur ikjen e personelit shëndetësor nga vendi.

“Qeveri e eksperimenteve dhe me riciklim të personave pa ndonjë performancë, në secilin dikaster menaxherial. Po ndalem pak tek shëndetësia. Ikja e personalit shëndetësor nga Kosova (640 infermierë vitin e kaluar, 104 mjekë për 3 muaj) (kushtet e punës, paga, shkollimi specialistik), Ligji i pagave si mos më keq, në Kushtetuese”.

“Mungesë e Ligjit për shëndetësi, asnjë veprim për sigurimet shëndetësore, mungesa e barnave esenciale, Lista e pritjeve në rritje, trajtimi jashtë vendit me borxhe milionëshe, edukimi specialistik dhe subspecialistik, pa partner strategjik, mungesa e trajnimeve të vazhdueshme ai pjesë e punës për çka krijohen shpenzime duke i kryer jashtë Kosovës, asnjë veprim për Sistemin Informativ Shëndetësor, dështim në reformën e sistemit shëndetësor, menaxhmenti me UD, sekretari i MSh-ud kryetar i Bordit te ShSKUK”, ka deklaruar Dreshaj.

Dreshaj tregoi objektivat e Aleancës për të dalë nga kjo situatë.

“Objektivat e Aleancës. Shëndetësia prioritet qeveritar (përkushtim dhe buxhetim). Masat parandaluese që mjeket mos të shkojnë jashtë vendit. Ligji i pagave ku përfshihen mjeket dhe gjithë punëtoret shëndetësor. Sigurimet Shëndetësore. Parandalimi i mjekeve nga shtetet jashtë Kosovës, që të kryejnë veprimtarit e tyre pa u regjistruar në Odën e Mjekëve. Kjo veç është duke ndodhur tash e një kohë. Decentalizimi i SHSKUK-së. QKUK-ja të jetë Institucion i veçantë, edhe vijë buxhetore, kurse SHSKUK të menaxhojë shërbimet administrative të spitaleve regjionale”, ka theksuar Dreshaj.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika