Krasniqi për betimin e kryetarëve: Qeveria të mos fshehet, kandidatëve u kanë bërë presion

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në lidhje me ceremoninë e betimit të kryetarëve në katër komunat veriore, ka kritikuar Qeverinë për neglizhencë të veprimeve.

Kreu i PDK-së në emisionin “FIVE” ka thënë se Qeveria është dashur t’i krijojë kushtet dhe kontekstin që kryetarët ta bëjnë betimin e jo t’iu bëjë presion kandidatëve përmes ministrave të linjës që të ndërrohet vendi për ceremoninë e betimit.

Sipas tij, nëse nuk ka kushte për ceremoninë e betimit të kryetarëve, duhet të ketë komunikatë zyrtare nga Qeveria e jo të ketë komunikime përmes ministrave.

“Ka pasur presion nga Qeveria dhe MAPL që të ndërrohet vendi dhe data. Nuk duhet të fshehen Qeveria dhe ministrat, duhet të rekomandojnë një vend të caktuar dhe një orë ku të mbahet. Neve krejt çka na takon dhe gjithë ajo që kemi kërkuar me respekt dhe pa presion, kemi thënë të krijohet konteksti dhe kushtet që kryetarët të bëjnë betimin. Nuk e di kë dojnë ta mashtrojnë vetveten, sepse neve nuk mund të na mashtrojnë.”, ka thënë Krasniqi.

Lajmi në përditësim..

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika