Kurti mbledh ministrat

Në rend të ditës pritet të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe shënimin e 10 qershorit, përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit

Mbledhja e 86-të e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës pritet të mbajë mbledhjen e radhës.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se mbledhja do të nisë nga ora 11:00.

Në rend të ditës pritet të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe shënimin e 10 qershorit, përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Po ashtu, në rend të ditës është edhe shqyrtimi i Draftit të strategjisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Pika tjetër e rendit të ditës është shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e Këshillit Ndërministror për Kontroll të duhanit.

Pos këtyre, në rend të ditës është edhe shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e Emergjencës së Shëndetit Publik.

Ndërkaq, përveç pikave të tjera, pjesë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 4.4 Mbështetja e Sigurisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika