Rashiq: Djali im i ndërpreru studimet për shkak të shantazhit, BIA serbe e ndalte nga 4 orë në kufi

Ministri për Komunitete dhe Kthim dhe Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq

Ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur se prej kur është bërë ministër në Qeverinë e Kosovës, djali i tij është ndalur në kufi nga BIA serbe nga katër orë.

Ai në “Five” e ka akuzuar shtetin serb se për shkak të sjelljeve hakmarrëse të tyre, djali i tij është detyruar t’i ndalojë përkohësisht studimet.

Rashiq u shpreh se për katër orët që ndalet në hyrje-daljet e Serbisë, pjesëtarë të BIA-s ia marrin edhe telefonin dhe ai si baba nuk mund të ketë kurrfarë komunikimi me të.

Këto sjellje, ai i ka cilësuar si shantazh ndaj tij.

“Shantazhet e kanë kaluar një nivel tjetër, djali im ka studiuar në Nish, vitin e dytë të ekonomisë. Prej që jam bërë ministër, çdoherë që kalon atje, 4 orë e mbajnë BIA në kufi, kur shkon dhe kur kthehet. Normalisht, djali i ka ndërprerë për momentit, kur e ndalin ia marrin telefonit, 4 orë pritni dhe nuk dini çfarë po ndodh me djalin tuaj, nuk është lehtë. Ky është çmimi që duhet të paguhet kur merresh me këta njerëz”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika