Kurti: Të përshpejtohet procesi i integrimit të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE

Kryeministri Kurti, me rastin e Ditës së Evropës, ka theksuar se duhet të përshpejtohet procesi i integrimit të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ditën e Evropës, duke thënë se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka theksuar se duhet të përshpejtohet procesi i integrimit të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian(BE).

Me rastin e kësaj dite, shefi i ekzekutivit, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar edhe Deklaratën e Schuman-it që ka krijuar themelet për paqe të qëndrueshme mes kombeve evropiane.

Sipas tij, pikërisht në këtë ditë, duhet të zotohemi për të mbrojtur e përshpejtuar projektin e BE-së duke integruar Kosovën, gjithë Ballkanin Perëndimor dhe të gjitha shtetet evropiane paqedashëse të cilat përqafojnë vlerat tona të përbashkëta, duke përfshirë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

Kurti ndër të tjera ka shtuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian fillon në shtëpi duke jetësuar ndryshimet të cilat transformojnë vendin dhe përshpejtojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

No photo description available.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika