Osmani në mes të Beogradit ngre çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë

Kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka qëndruar në Beograd për një vizitë pune në rolin e kryesuesit të OSBE-së. Osmani ka mbështetur dialogun Beograd-Prishtinë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit konstruktiv. Ai ka folur edhe për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

“Të adresohen çështjet e integrimit të mëtejmë të komunitetit etnik shqiptar në shoqërinë serbe përmes planit shtatë pikash, si dhe të merren parasysh shqetësimet e ngritura nga komunitetet lidhur me pasivizimin e adresave që shpresojmë të adresohen brenda kornizës kushtetuese të Serbisë”.

Kështu është shprehur të enjten kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në Beograd, ku po qëndron në vizitë pune në rolin e kryesuesit të OSBE-së.

Osmani, mes tjerash, në konferencën për media ka thënë se dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv duhet të jenë imperativ, duke shprehur mbështetje të fuqishme të OSBE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në këtë kontekst iu referua edhe rëndësisë së takimit, i cili u mbajt në Ohër, me çka edhe më tej u hap rruga për normalizimin e marrëdhënieve.

Më poshtë mund ta dëgjoni deklaratën e tij:

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika