Valentina Bunjaku për angazhimin e asistentit: Nuk jemi të gjithëdijshëm, kemi 50 e-mail në ditë

Është deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) e cila e ka konsideruar të nevojshme prezencën e një këshilltari apo asistenti për deputetët.

Me anë të një lidhjeje direkte në emisionin “Rreth e rrotull” me Erza Brahushi dhe Lirik Sylmeta në RTV Dukagjini, Bunjaku ka thënë se deputetët kanë shumë angazhime.

“Secili deputet ka nevojë për një asistent, një asistent apo një këshilltar për deputetët është i domosdoshëm sepse deputetët nuk janë të gjithëdijshëm dhe duhet thjesht me pas shumë kohë dhe me u angazhu, sepse deputetëve mbi 50 emaila në ditë u vinë. Veç me i lexu të duhet 3-4 orë e lë me iu përgjigj…”, ka deklaruar Bunjaku.

Kjo e fundit ka thënë se si subjekt politik kanë insistuar se koeficieti i pagave duhet të jetë 125 dhe se paga e e infermierit duhet të jetë e lartë, njëherit edhe ajo e mjekut dhe policëve. Ajo ka përmendur edhe ndryshimet në paga të sistemit gjyqësor, gjersa thotë se të njëjtëve u është bërë dëm.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika