Vazhdojnë përgaditjet për tubimin e partisë së Vuçiq në Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përgatitet për tubimin e partisë së tij në Beograd ku pritet të marrin pjesë një numër i madh qytetarësh

Për tubimin e partisë së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që do të mbahen pasditen e së premtes tashmë ka filluar arritja e autobusëve.

Që nga mëngjesi i sotëm autobusët janë parkuar para Pallatit të Serbisë, ndërsa autobus të parkuar ka edhe para Kuvendit të Serbisë.

Tashmë në vendin e tubimit janë vendosur tualete lëvizëse dhe po shpërndahet ujë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se në takim do të flasë si President i Republikës, e jo si kryetar i partisë.

Siç raporton N1, në parkun Pionirski janë vendosur tualete të lëvizshme, ka një skenë të madhe, katër panele led dhe vinça për kamera televizive janë duke u vendosur pikërisht përballë Kuvendit të Serbisë.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika