AGK-ja e dënon dëmtimin e veturave të RTV Dukagjinit dhe Kallxo.com në veri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka denoncuar dëmtimin e veturave të ekipit të RTV Dukagjinit në komunën e Leposaviqit dhe atë të Zubin Potokut gjatë raportimit për zhvillimet në veri. Veturat u sulmuan nga protestuesit serbë, të cilët i shkruan mbishkrime nacionaliste në to si dhe duke dëmtuar gomat e tyre

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas dëmtimit të veturave të ekipit të RTV Dukagjinit dhe Kallxo.com, teksa ishin duke raportuar për zhvillimet e fundit në veri.

AGK-ja e ka dënuar këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurt të gazetarëve.

“Në videot e publikuar në medie, shihen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs, me simbolin e motos jozyrtare të serbëve ‘Samo sloga Srbina spasava’ (Vetëm uniteti i shpëton serbët), gomat e shpërthyera, si dhe mbulimin e ‘Republika e Kosovës’ në targa. AGK-ja e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurt dhe të papenguar të ekipeve mediale”, shkruan AGK në Facebook.

Njëherësh, AGK-ja fton gazetarë për kujdes të shtuar gjatë raportimit nga komunat, në të cilat, janë vendosur protestuesit.

Sot, vetura e ekipit të RTV Dukagjini është dëmtuar në komunën e Leposaviqit dhe Zubin- Potokut, kështu duke u mbushur me mbishkrime nacionaliste nga protestuesit serbë.

 

Sulmohet vetura e ekipit të RTV Dukagjinit në Leposaviq

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika