Vuçiqi nuk shkon në Bratisllavë, viziton trupat e dislokuara afër kufirit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vendosur që të mos udhëtojë në Bratisllavë, pasi ka theksuar se prioriteti i tij kryesor është të qëndrojë pranë popullit të tij në këto momente të tensionuara nga protestat në veri të Kosovës

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk do të shkojë në Bratisllavë, sepse “është më e rëndësishme për të që të jetë me njerëzit e tij”.

Vuçiq i bëri komentet në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social, Instagram.

Burime të REL-it brenda BE-së e përmendën Bratisllavën si vend të mundshëm takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ato thanë se nuk ka asgjë të konfirmuar, por se po punojnë në këtë drejtim.

Në Bratisllavë, aktualisht, po mbahet një takim për sigurinë dhe Kurti e Vuçiq kanë qenë të ftuar.

Nga kabineti i Kurtit thanë më herët për REL-in se shkuarja e tij në Bratisllavë ka qenë e planifikuar, por është shtyrë për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës.

Përmes postimit në Instagram, Vuçiqi, po ashtu, ka thënë se do t’i vizitojë ushtarët e dislokuar serbë në pozicione pranë kufirit me Kosovën.

Vuçiqi ka dhënë urdhër për rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe dhe për dislokimin e trupave më pranë kufirit, pasi Qeveria e Kosovës, javën e kaluar, ka instaluar kryetarët e rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Protestat kundër kryetarëve shqiptarë të sapozgjedhur të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, janë duke vazhduar edhe këtë të martë.

Një ditë më herët, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u larguar nga hapësira pranë komunës së Zveçanit.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika