Qasja e Osmanit për situatën në veri, Hovenier: Besoj se kjo është diçka që ajo e trajton me seriozitet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, i ftuar në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin. Foto 1 mars 2023.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Hovenier Jeffrey, ka deklaruar se beson që presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po e trajton situatën në komunat në veri të vendit me seriozitet.

Siç raporton REL, i pyetur nëse Kurti dhe Osmani punojnë si ekip, ambasadori Hovenier ka thënë se nuk i takon të flasë për këto dinamika brenda institucioneve. Por, i njëjti tha se Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, në veçanti me Shtetet e Bashkuara.

“Besoj se kjo është diçka që ajo e trajton me seriozitet”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika