Xharra: Hovenier i bëri të qarta kërkesat nga Qeveria Kurti

Gazetarja Jeta Xharra ka thënë se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka bërë të qarta kërkesat e tij ndaj kreut të ekzekutivit kosovar, Albin Kurti.

Përmes një lidhjeje telefonike në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Xharra ka treguar kërkesat e Hovenier.

“Ai e bëri të qartë që kërkesat i ka për Qeverinë e Albin Kurtit. Kërkesat i specifikoi që për mua ke pak më informative sesa që ke para se me hy, kërkesat tha janë që policia të hiqet nga ndërtesat e komunave dhe jo komplet nga veriu dhe me u vendos kryetarët e komunave në tre komuna, objekte të tjera. Aty ku kanë bërë betimin”, ka deklaruar ajo.

Tutje, Xharra ka treguar tre “penalizimet” që Kosovës do t’i bëhen nga ana e ndërkombëtarëve pas tensioneve të fundit në komunat në veri të vendit.

“Ato kanë të bëjnë me tri ‘penalizime’ që i merr Kosova. Përpos ‘Defender 23’ që përjashtohet prej trajnimeve, është edhe penalizmi tjetër që Qeveria amerikane nuk do të ndihmojë në vendet mosnjohëse dhe në integrimet që Kosova po i synon në integrimet në organizata ndërkombëtare evropiane”, tha ajo.

Tutje, ajo tregon se Hovenier është pyetur edhe për presidenten e vendit, Vjosa Osmani-Sadriun.

Siç tregon Xharra, Hovenier tha se Osmani kujdeset që ndërkombëtarët t’i mbajë të informuar gjersa theksoi se kërkesat e tij i pati për Qeverinë e kryeministrit Kurti.

Nga e premtja, serbët lokalë protestuan kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Rreth 25 ushtarë kanë pësuar lëndime nga situatat e shkaktuara në veri.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika