Kurti: Situata në veri të Kosovës duhet të deeskalohet

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka thënë se nevojitet sundimi i ligjit ashtu që veriu i Kosovës të ketë zgjedhje të lira

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Në një deklaratë gjatë prezencës gjatë vendosjes së gur themelit të shtëpisë së familjes gorane, Kurti ka thënë se që situata të deeskalohet, është e nevojshme që të mos ketë më protesta të dhunshme.

“Situata në veri të Kosovës duhet të deeskalohet, për këtë është e nevojshme që të mos ketë më protesta të dhunshme, ata të cilët i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët duhet të përballen me drejtësinë, e që në të ardhmen të kemi zgjedhje të lira, ku qytetarët e shprehin lirshëm vullnetin e tyre”, tha ai, raporton RTKlive.

Ai ka thënë se nevojitet sundimi i ligjit që veriu i Kosovës të ketë zgjedhje të lira.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika