A do të paguhen kryetarët e PDK-së të cilët nuk po shkojnë në objektet komunale të Zubin Potokut dhe Zveçanit? Flet zëdhënësi i MAPL-së, Arianit Abazi

Zëdhënësi i Ministrisë dhe Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Arianit Abazi, ka deklaruar se kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që nuk shkojnë në objektet komunale në Zveçanë dhe Zubin Potok do të paguhen pasi sipas tij ata punën e tyre mund të kryejnë edhe në terren, përfshirë edhe jashtë vendit

Zëdhënësi i Ministrisë dhe Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Arianit Abazi, për RTV Dukagjinin, është përgjigjur në pyetjen se a do të paguhen kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës të cilët nuk po shkojnë në objektet komunale në Zveçan dhe Zubin Potok.

Abazi ka thënë se kryetarët janë në punë nga momenti betimit dhe sipas tij, ata nuk obligohen që të shkojnë në komunën pasi ata punë e tyre mund ta kryen dhe në terren madje dhe jashtë vendit.

“Kryetari është në punë me rastin e betimit te tij, qoftë ai në zyre, teren apo jashtë vendit. Pra, ai është në punë pavarësisht ku është fizikisht”, ka thënë Zëdhënësi i Ministrisë dhe Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Arianit Abazi, për RTV Dukagjinin.

A do të shpallen zgjedhjet nëse kryetarët e komunave veriore të Kosovës nuk japin dorëheqje nga postet e tyre?

“Për ketë nuk mund të interpretojmë rrethana hipotetike, ligji për vetëqeverisje lokal ka parapare procedurat ligjore dhe afatet kohore”, ka deklaruar ai.

Më tej ai ka thënë se  kryetrarët e rinj duhet që të jenë afër qytetarëve ashtu siç janë zotuar.

“Mirëpo e rëndësishme është që Kryetarët e rinj të janë afër qytetareve pa asnjë dallim dhe asnjë përjashtim, ashtu siç janë zotuar vazhdimisht ne deklaratat e tyre publike”, ka përfunduar Abazi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika