Hapet panairi i librit “Prishtina 2023” me rreth 2 mijë tituj të rinj

Me moton "Libri triumfon", këtë të martë hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, ndërsa mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës

Edicioni i 22-të i Panairit të librit në Prishtinë

Këtë të martë do të hapet panairi i librit “Prishtina 2023”. Ceremonia e hapjes do të bëhet në orën 12:00, në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00.

Në këtë panair është paralajmëruar të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

Shoqata e Botuesve të Kosovës ka bërë të ditur se janë rreth 2 mijë tituj të rinj në panairin “Prishtina 2023”.

“Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00 dhe do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00″, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Po ashtu, në këtë panair vlen të theksohet se Libraria Dukagjini do të jetë njëra nga pjesëmarrëset.

Shtëpia botuese “Dukagjini”

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka përgatitur 19 botime të reja për Panairin e 23-të të Librit në Prishtinë. Mes tyre, ka libra ekskluzivë të autorëve të njohur si Jürgen Habermas, Hermann Hesse, Antoine de Saint Exupery, Niccolo Machiavelli, George Orwell, Tennessee Williams, Gëzim Aliu dhe shumë të tjerë.

Në kuadër të panairit do të shënohen edhe disa përvjetorë si: 120-vjetori i lindjes së Ernest Koliqit, 110-vjetori i lindjes së Petro Markos, dhe 100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës.

Ndërsa, siç ka raportuar KP, në këtë panair do të ketë mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair, ku spikasin kurorëzimi i veprimtarisë letrare të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, me botimin e kompletit shtatëvëllimësh të veprave letrare, të cilat përfshijnë shtatë dekada krijimtari; botimi dhe promovimi i vëllimit të fundit të ditarëve të Rexhep Qosjes, një komplet prej nëntë vëllimesh.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40 mijë vizitorë, mes tyre nxënës, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike dhe intelektuale e Kosovës.

Gjithashtu, sipas MKRS-së, në panair do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.

Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika