Arrestohet një i dyshuar për tregti të ndaluar

Tashmë Policia e Kosovës ka iniciuar rastin "tregti e ndaluar". Ndërkaq, personi dhe vetura janë dërguar në Terminal Doganor për procedurat e mëtejshme

Është arrestuar një shtetas i Republikës së Kosovës i nacionalitetit serb, pasi në veturën e tij janë hasur një sasi e mallrave të cilat dyshohet se nuk kanë kaluar nëpër procedura doganore.

Siç njofton Policia e Kosovës, në automjet kishte kryesisht mallra ushqimore.

“Policia kufitare vazhdon aktivitetet e tyre në luftimin e kriminalitetit nder-kufitar. Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu, gjatë realizimit të detyrave e aktiviteteve të tyre në parandalim të veprimtarisë penale, më 06.06.2023, rreth orës 07:05, në fshatin Dobravë të Leposaviçit, pasi kanë identifikuar një veturë të dyshimtë, të njëjtën kanë arritur ta ndalin për kontroll. Patrulla policore e kufirit, gjatë kontrollit të veturës të cilën e drejtonte një shtetas i Republikës së Kosovës i nacionalitetit serb, kanë hasur një sasi të mallrave të cilat dyshohet se nuk kanë kaluar nëpër procedura doganore. Në automjet kishte kryesisht mallra ushqimore (produkte me origjinë shtazore), të cilat dyshohet se drejtuesi i veturës, i kishte futur në vendin tonë nga territori i Serbisë përmes rrugëve ilegale”, thuhet në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se në koordinim me prokurorin, Policia e Kosovës ka iniciuar rastin “tregti e ndaluar”. Ndërkaq, personi dhe vetura janë dërguar në Terminal Doganor për procedurat e mëtejshme.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika