“Kë duhet ta mbështesë ShBA-ja dhe BE-ja”, profesori britanik krahason qeverisjen e Kurtit me qeverisjen e ish-partisë së Vuçiqit

Profesori Aidan Hehir, drejtor i Programit të Sigurisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Westminster University, ka ngritur pyetjen se kë duhet t'i mbështesin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, Kosovën apo Serbinë. Në një postim në Twitter, ai ka dhënë disa fakte sa i përket kësaj çështjeje

Profesori nga Westminster University dhe drejtori i Programit të Sigurisë dhe Marrëdhënive Ndërkombëtare, Aidan Hehir,

Profesori nga Westminster University dhe drejtori i Programit të Sigurisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Aidan Hehir, ka ngritur pyetjen se kë duhet ta mbështesin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. -Kosovën apo Serbinë?

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Hehir ka dhënë disa fakte që lënë të nënkuptohet se ShBA-ja dhe BE-ja duhet ta mbështesin Kosovën.

Pasi sipas indeksit të korrupsionit nga “Transparency Internatinal”, Kosova ka shënuar rritje që kur hyri në pushtet Vetëvendosja në vitin 2020. Ndërsa, Serbia ka shënuar rënie që kur ish-partia (Partia Progresive Serbe) e presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi, ka marrë pushtetin në vitin 2012.

Edhe sipas “Reporters without Borders”, Kosova sa i përket lirisë së shtypit ka shënuar rritje që kur VV-ja mori pushtetin në vitin 2020. Ndërsa, Serbia ka shënuar rënie.

Gjithashtu, Kosova, sa i përket gjendjes së të drejtave politike dhe lirive civile, ka shënuar rritje në vitin 2023 në krahasim me vitin 2020, ndërsa Serbia ka shënuar rënie krahasuar me vitin 2017.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika