Ukrainë, 600 kilometra katrorë të rajonit Kherson janë përmbytur

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Kherson, Oleksandr Prokudin, ka bërë të ditur se ujërat e përmbytjeve janë rritur në një nivel mesatar prej 5.61 metrash. Deri tani rreth 2 mijë persona janë evakuuar. Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se forcat ruse kanë qëlluar mbi ekipet e shpëtimit

Të paktën 600 kilometra katrorë të rajonit jugor Kherson të Ukrainës janë përmbytur pas shembjes së digës Nova Kakhovka të martën, sipas një komandanti ushtarak rajonal.

Ujërat e përmbytjeve janë rritur në një nivel mesatar prej 5.61 metrash, tha Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kherson, në një deklaratë në Telegram.

Shembja e digës dhe e hidrocentralit dërgoi rrëke uji poshtë lumit Dnipro, raporton CNN.

Bregu lindor, i cili ndodhet më poshtë se ai perëndimor, pësoi përmbytjet më të rënda nga e gjithë zona e përmbytur, 68 për qind ishte në bregun lindor dhe 32 për qind në perëndim, tha Prokudin.

Gati 2 mijë njerëz tani janë evakuuar nga “zona e rrezikut” dhe po strehohen dhe ushqehen në strehimore, tha Prokudin. “Pavarësisht rrezikut ekstrem dhe granatimeve të vazhdueshme ruse, evakuimet nga zona e përmbytur vazhdojnë”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha të mërkurën se forcat ruse kanë qëlluar mbi ekipet e shpëtimit që po përpiqen të arrijnë në zonat e përmbytura që janë nën kontrollin rus.

“Kur forcat tona përpiqen t’i nxjerrin ata [banorët], ata qëllohen nga distanca,” tha ai për gazetën gjermane “Bild”.

Një vullnetar që merr pjesë në përpjekjet e shpëtimit në Kherson i tha CNN se punonjësit e shpëtimit përballen me granatimet ruse në pothuajse çdo fluturim.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika