Musliu: Qeveria e solli ndryshimin, por e solli për të keq

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se qeveria e tanishme po e bën Kosovën të humbasë shpresën e qytetarëve. Ajo kritikon mungesën e reformave në arsim, shëndetësi, kulturë dhe shkencë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se sot Kosova ka një qeveri që çdo ditë e më shumë po e gropos shpresën e qytetarëve. Ndërsa, teksa diskursi politik po merret me temat e veriut dhe të dialogut, sipas saj, vendi ka mungesë të reformave në sistemin e arsimit, të shëndetësisë, të kulturës e të shkencës.

“Sot ne kemi një qeveri e çila çdo ditë e më shumë po e gropos përfundimisht shpresën e qytetarëve dhe po e fakton se ndryshimin që e propaganduan e sollën, por e sollën për keq.” tha Musliu.

Tutje, ajo shtoi se partia e saj mendojnë që vëmendja e politikës, e shoqërisë çivile dhe e medias nuk duhet të fokusohet vetëm në temat e veriut dhe të dialogut me Serbinë.

“Klasa politike në Kosovë qe dy vite rresht vuan nga ambicia e sëmurë për të qenë aktor në parketin politik, ku trajtohen krizat dhe sfidat politike dhe ekonomike globale, shumica dërrmuese e politikanëve në Kosovë po fokusohen në të ashtuquajturat tema të mëdha politike, duke konsumuar kohën ekzekutive e legjislative, jemi shumë të vetëdijshëm që temat e tilla janë relevante, por a duhet që e gjithë vëmendja e politikës, shoqërisë civile, dhe e medias të fokusohet aty, ne mendojmë që jo.” shtoi ajo.

Musliu gjatë fjalës së saj përmendi edhe situatën e zbrazjes së Kosovës, sipas saj Kosova po zbrazet çdo ditë.

“Kosova po zbrazet çdo ditë para syve tanë dhe ne po kalojmë kohën duke shëtitë korridore të ndryshme” shtoi deputetja nga radhët e PDK-së.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika