“Ëndrra amerikane” nga e enjtja në duart e lexuesve në Kosovë

Libri “Ëndrra Amerikane” rrëfen jetën e një shqiptari që arratiset nga Komunzimi në Shqipëri për të ndjekur ëndrrën e tij në Amerikë, të enjten erdhi edhe në Prishtinë. Pas një suksesi të jashtëzakonshëm në Shqipëri, ai u mirëprit edhe në Kosovë, teksa shpejt pritet përkthimi i tij në gjuhën angleze

Libri “Ëndrra Amerikane” nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, të enjten arriti edhe në Kosovë.

Historia e rrëfimit të jashtëzakonshëm të një të arratisuri nga komunizmi drejt një ëndrre të së ardhmes, atë botë mund të mirëpritej vetëm në Amerikë.

Rrëfimin e Beqir Potkës i cili vetë nuk arriti ta përmblidhte në të shkruar, përsipër e mori autori Eris Rusi.

Libri i këtij të fundit me biografinë e Potkës të enjten u promovua si pjesë e Panarit të Librit në Prishtinë.

Vetë personazhi i librit që nga Amerika ka bërë shumë për Kosovën dhe pavarësinë e saj, thotë se rikthimi në Kosovë është ndjenjë krejt e veçantë.

Ai përveç leximit të librit, e ka edhe një thirrje tjetër për të rinjtë nga Kosova.

Eris Rusi që shkroi rrëfimin e protagonistit, thotë se historia në të dëgjuarin e parë e bëri për veti.

Libri fillimisht është botuar në Shqipëri duke pasur një sukses të jashtëzakonshëm, për të udhëtuar më pas në Kosovë, i cili shpejt pritet të përkthehet në gjuhën angleze për vendin ku u realizua kjo ëndërr, në Amerikë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika