Deda: Kosova pa të drejtë është në konfrontim skandaloz dhe të dëmshëm me aleatët

Ish-deputeti i Kosovës, Ilir Deda përmes një shkrimi ka komentuar raportet me SHBA-të duke thënë se Kosova pa të drejtë është në konfrontim me garantuesit e sigurisë së shtetësisë së vet.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda,  ka vlerësuar se Kosova pa të drejtë është në konfrontim skandaloz, “shkurtpamës dhe të dëmshëm me garantuesit e sigurisë dhe shtetësisë së vet.

“Por tash, Kosova – pa të drejtë – është në konfrontim skandaloz, shkurtpamës dhe jashtëzakonisht të dëmshëm e me pasoja afatgjata, me garantuesit e sigurisë dhe shtetësisë së vet, pa të cilët nuk do të krijohej shteti i Kosovës”, ka shkruar Deda.

Tutje ai ka shkruar se është hera e fundit që në establishmentin e Shteteve të Bashkuara janë njerëzit që e dijnë jashtëzakonisht mirë kontekstin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, duke qenë direkt të përfshirë në të gjitha proceset e vendosjes së paqes.

Deda ka kujtuar se Kosova me të drejtë ka kundërshtuar prishjen e raporteve me aleatët perëndimor gjatë tentimit të zhbërjes së Gjykatës Speciale.

“Në këtë përplasjen [për] e [kundër], po harrohet që është hera e fundit që në establishmentin e Shteteve të Bashkuara janë njerëzit që e dijnë jashtëzakonisht mirë kontekstin e shkatërrimit të ish Jugosllavisë, duke qenë direkt të përfshirë në të gjitha proceset e vendosjes së paqes.Brezat e ardhshëm – demokratë apo republikan – nuk do të kenë fare ndjesi për kontekstin e luftërave në ish-Jugosllavi.Kosova, me të drejtë, kundërshtoi projektin e ndarjes se vet, që përkrahej nga administrata republikane”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika