Arrestohet i dyshuari 57-vjeçar për vrasje në tentativë në Ferizaj

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari 57-vjeçar për vrasje në tentativë në Ferizaj

Të enjtën e 8 qershorit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në në rrugën “Tahir Meha” në Ferizaj është një rast i tentim vrasjes, dhe gjatë kësaj të premteje Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari për vrasje në tentativë në Ferizaj.

“Policët e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Në rast janë kyçur edhe hetuesit rajonal të sketorit të vrasjeve, të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet”, njofton Policia e Kosovës.

Policia njofton se nga hetimet e para është mësuar se pas një zënke i dyshuari F.G (M/K) i moshës 57 vjeçar kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe ishte larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ishte dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe ishte jashtë rrezikut për jetën.

“Hetuesit rajonal i kanë marrë të gjitha veprimet hetimore, kanë identifikuar të dyshuarin dhe që mbrëmë kishin nisur kërkimin e tij. Ndërsa sot, rreth orës 15:00 i dyshuari është vetë dorëzuar dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve, ndërsa ka dorëzuar edhe armën e zjarrit me katër fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të personit tjetër”, njofton tutje Policia e Kosovës.

I dyshuari pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Vrasje në tentativë”.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika