Sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe i vuri zjarrin shtratit, arrestohet i dyshuari

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, gjersa në shenjë revolte i ka vënë zjarrin shtratit të fjetjes. Ai është arrestuar

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, të premten në Mitrovicë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari në shenjë revolte i ka vënë zjarrin edhe shtratit të fjetjes.

“Mitrovicë 09.06.2023-20:18. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili në shenjë  revolte i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes”, thuhet në raport.

Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Zjarri është lokalizuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika