SHBA-ja përkrah anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin anëtarësimin e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, megjithëse rikujtuan se për një vendim të tillë kërkohet pajtimi i të gjitha 30 vendeve anëtare të Aleancës

Selia e NATO-s në Bruksel.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin anëtarësimin e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Përkrahjen amerikane për Kosovën dhe aspiratat e saj në këtë drejtim e ka deklaruar zëdhënësi i misionit të SHBA-së në NATO, Jeffrey Adler.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin anëtarësimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përfshirë edhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s”, ka thënë Adler përmes një përgjigjeje me shkrim për REL.

Flamujt e NATO-s.

Sipas tij, “të gjitha vendimet e Aleancës, përfshirë edhe për Partneritetin për Paqe, merren me konsensus”.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte paralajmëruar se Kosova së shpejti do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Këto komente Kurti i kishte bërë në Berlin, pas takimit të tij me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz

Qeveria e Kosovës ka thënë se veçse ka formuar një grup punues për anëtarësimin në Partneritetin për Paqe.

Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.

Nga 30 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 27 prej tyre ndërsa katër vende si, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika