Tahiri: Kemi thirrur në një interpelancë ministrin Murati për dy çështje

Besnik Tahiri, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, ka thënë se kanë thirrur në një interpelancë ministrin e Financave, Hekuran Murati për dy çështje

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, ka thënë se Dita e Çlirimit na kujton se sa e shtrenjtë është liria dhe në të njëjtën kohë na kujton kontributin e madh të trupave të NATO-s të udhëhequra nga ShBA-të.

Tahiri ka thënë se mbledhja e kryesisë “ka dështuar” edhe sot, sipas tij, po vazhdon që të mos mbahen seancat e rregullta, duke bërë të ditur se këtë të enjte do të ketë një seancë të vazhdimit të disa pikave.

“Janë dy çështje që do t’i adresoj në emër të grupit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ne kemi thirrur në një interpelancë ministrin e Financave, Hekuran Murati për dy çështje: koeficientin, i cili është tepër zhgënjyes për zyrtarët publikë dhe për mungesën e investimeve kapitale në Kosovë. Kjo interpelancë nuk do të ndodhë për shkak se nuk do të ketë seancë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se çështja e dytë është qasja e qeverisë ndaj zhvillimeve të fundit, që sipas tij, tregon papërgjegjshmërinë dhe joseriozitetin e trajtimit të kësaj situate.

“Vazhdimi i kësaj qeverie është vazhdimi i agonisë, vazhdimi i varfërimit të këtij vendi dhe varfërimit të dobësimit të sovranitetit të Kosovës”, ka theksuar shefi i grupit parlamentar të AAK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika