Arifi thotë se s’do të paraqitet pranë gjykatës serbe për rastin e vendosjes së flamurit kombëtar

Shqiprim Arifi ka deklaruar se nuk do të paraqitet pranë gjykatës dhe nuk do ta pranojë dënimin që do t’i shqiptohet. Ai ka theksuar se javët e fundit pas zhvillimeve në veri, qytetarët e Kosovës janë ndaluar në vendkalimin kufitar i njohur si Dheu i Bardhë, pa asnjë sqarim

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, gjatë ditës ka deklaruar se është thirrur nga gjykata serbe për rastin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në godinën e komunës, më 28 nëntor.

Në një lidhje direkte në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Arifi ka deklaruar se nuk do të paraqitet pranë gjykatës dhe nuk do ta pranojë dënimin që do t’i shqiptohet.

“Pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, kanë filluar edhe gjërat të zhvillohen në komunën e Preshevës dhe në këtë kontekst jam ftuar nga Gjykata serbe për t’u paraqitur sepse e kam vendosur flamurin shqiptar në godinën e komunës dhe kjo ftesë është një nga mekanizmat e Serbisë që të na bëjë neve të qetë, të ndalemi nga aktiviteti jonë politik por edhe për të na heshtur në drejtim të kritikave tona të cilat i kemi ndaj Serbisë”.

“Jo nuk e pranoj dënimin të cilin mundohen të shqiptojnë ndaj meje, e shoh si të padrejtë, flamuri kombëtar nuk është diçka që duhet t’i frikësojë e nënçmojë Serbinë. Ne nuk kemi arsye të jemi të mbaruar para botës, sepse s’kemi bërë gjenocid, s’kemi masakruar, kemi mbrojtur fëmijët e pronat tona, prandaj nuk e pranoj këtë ftesë. Flamuri kombëtar është larguar, por çdo herë më 28 nëntor vazhdon të qëndrojë aty”, shtoi ai.

Arifi ka theksuar se javët e fundit pas zhvillimeve në veri, qytetarët e Kosovës janë ndaluar në vendkalimin kufitar i njohur si Dheu i Bardhë, pa asnjë sqarim.

“Javët e fundit pas zhvillimeve në veri, qytetarët e Kosovës janë ndaluar në vendkalimin Dheu i Bardhë, 24 orë në arrestim, pa asnjë sqarim, administrata komunale e ka pasur një vërshim edhe të ditëve të fundit të inspektorëve republikanë në fusha të ndryshme ku ata kanë bërë reprezalje në administratën komunale. Inspektorët kanë mbyll disa biznese të vogla në komunën e Preshevës, duke i dënuar ata me fatura të larta”.

Sipas itj, është e qartë që këto mekanizma që i përdor Serbia, po i përdor si hakmarrje ndaj Luginës.

“Qytetarët nuk kanë ku ankohen, prandaj jam kritik ndaj Prishtinës dhe Tiranës. Prishtina ka dështuar të na mbrojë neve, ka dështuar të ngre paralelizmin me serbët në Kosovë dhe mes neve në Luginë. Jemi si jetimë, kur je si jetim harrohesh por besoj që gjithçka kthehet”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika