Kritikuesit e draft-statutit, Rama: Ata jetojnë ende me komunizmin në kokë

"ËMua më vjen mirë që përpjekja për të dhënë një kontribut konkret për dialogun dhe asociacionin është pritur mirë nga aleatët tanë ndërsa atyre që e kanë kundërshtuar as pa ditur as përmbajtjen, si në Prishtinë dhe Beograd duke thënë se as nuk e presin edhe as nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria sepse sipas tyre, secila duhet ta bëjë vetë Asociacionin sipas mendjes së vet, unë u them dy gjëra: Së pari, ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha dhe jo me çfarë tha"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar draftin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë që propozoi pak ditë më parë.

Gjatë fjalës së tij për 32 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, Rama ka thënë se ata që kundërshtojnë propozimin pa e parë se çfarë përmbanë, në Beograd apo Prishtinë, jetojnë me komunizmin në kokë.

“Mua më vjen mirë që përpjekja për të dhënë një kontribut konkret për dialogun dhe asociacionin është pritur mirë nga aleatët tanë ndërsa atyre që e kanë kundërshtuar as pa ditur as përmbajtjen, si në Prishtinë dhe Beograd duke thënë se as nuk e presin edhe as nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria sepse sipas tyre, secila duhet ta bëjë vetë Asociacionin sipas mendjes së vet, unë u them dy gjëra: Së pari, ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha dhe jo me çfarë tha. Së dyti, vërtet janë ata që vendosin secili për vete por ky rajon nuk është vetëm i tyre por edhe i yni. Prandaj nëse atyre iu vjen akoma për mbarë të luajnë akoma luftash një çerek shekulli pasi lufta ka mbaruar ndërkohë që as njëra palë edhe as tjetra s’i hapin dot njëra-tjetrës jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty është Amerikë, NATO dhe aleatëve tanë po u soset durimi sepse po kërkojnë paqe, unë u them se ne jemi të interesuar për atë lojë luftash por jemi kundër asaj loje”, ka thënë Rama.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika