Kurti jep detaje për 5 pikat të cilat ua propozoi ndërkombëtarëve për situatën në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se emisarëve evropianë për dialogun Kosovë – Serbi, dhe shteteve të QUINT-it, ua ka propozuar pesë pika me anë të së cilave sipas tij do të ndodhë shtensionimi në veri të vendit.

E para sipas tij është sundimi i ligjit dhe ndjekja penale e grupeve kriminale, e dyta largimi i grupeve kriminale, e treta KFOR-i dhe Policia e Kosovës të bëjnë vlerësime të sigurisë cdo 15 ditë, e katërta të shpallen zgjedhjet komunale në veri dhe e fundit që Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog këtë javë.

“Përkundër veprimeve destabilizuese të Serbisë, kam ofruar një liste me hapa: hapi i parë sundimi i ligjit. Situata nuk është normale për një kohë të gjatë, por 29 maj e bën urgjent sjelljen në drejtësi të gjithë ata që zhvilluan dhunë. E para pikë drejtuar Borrellit pas telefonatës është sundimi i ligjit, duke përshirë identifikim dhe ndjekjen penale të grupeve kriminale që kanë sulmuar. Pika e dytë: largimi grupeve kriminale Pika 3: Policia dhe KFOR-i do te bëjnë çdo 15 ditë vlerësime te sigurisë. Pika 4; do të shpallen zgjedhjet,… Pika 5; Kosova dhe Serbia kthehen menjëherë në dialog, udhëheqësit të takohen ne Bruksel gjatë kësaj jave”, ka thënë ai.

Kurti, tha se këto pika ia ka prezantuar edhe ambasadorit të ShBA-së, në Kosovë, Jeff Hovenier. Ai tha se është duke e pritur përgjigjen e tyre për propozimin që e ka dhënë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika