Largohet Njësia Speciale nga “Lagjja e Boshnjakëve” në veri

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, tashmë ka nisur tërheqjen nga "Lagjja e Boshnjakëve" dhe është nisur në drejtim të jugut

Pamje nga autoblindi i Njësisë Speciale të Kosovës në veri, 13 qershor 2023.

Një veturë e blinduar e Njësisë Speciale të Kosovës, e cila operonte në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të vendit, ka vendosur të tërhiqet të martën.

Siç ka raportuar ekipi i terrenit të RTV Dukagjinit, pjesëtarët e Policisë së Kosovës tashmë kanë filluar të tërhiqen nga “Lagjja e Boshnjakëve”, në drejtim të jugut.

Një gjë të tillë raportohet se e ka kërkuar një pjesëtar amerikan i KFOR-it.

Ndërsa, siç ka raportuar REL-i, një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka thënë se bëhet fjalë për “riorganizim” të pranisë së tyre.

Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar të martën në veri të vendit.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga RTV Dukagjini, vetura e policëve fillimisht është bllokuar, e më pas një person ka gjuajtur me gurë në pjesën e pasme të saj duke thyer xhamin.

Ndërkaq, këtë të martë në veri është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Milun Milenkoviq – Llune, për të cilin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.

Ministri i Brendshëm gjithashtu ka theksuar se gjatë arrestimit të tij, tre zyrtarë policorë janë lënduar lehtë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika