Sveçla: Jo vetëm KFOR-in, “Llune” ka sulmuar edhe pjesëtarët e forcave ndërkombëtare në të kaluarën

Me anë të një postimi në Twitter, ministri Sveçla ka thënë se në të kaluarën, “Llune” kishte sulmuar edhe pjestarë të forcave ndërkombëtare. I njëjti është arrestuar gjatë ditës së sotme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se tashmë i arrestuari, Milun Milenkovic, i njohur me nofkën “Llune”, nuk është një figurë e re e sulmeve kriminale.

Me anë të një postimi në Twitter, Sveçla ka thënë se në të kaluarën, “Llune” kishte sulmuar edhe pjestarë të forcave ndërkombëtare.

“Milun Milenkovic-Llune nuk është i ri në sulmet kriminale. Ai jo vetëm që ka sulmuar pjestarë të KFOR-it në Zveqan së fundmi por gjithashtu, sipas autoriteteve gjyqësore dhe të sigurisë, në të kaluarën ai ka sulmuar pjesëtarët e forcave ndërkombëtare”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, Ministri Sveçla ka deklaruar se kriminelë të tillë duhet të dënohen nga të gjithë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar më herët të marten se Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika