248-vjetori i krijimit të ushtrisë amerikane, Haradinaj: Të drejtën për të jetuar të lirë e arritëm falë ndihmës së SHBA-së

“Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n, veçmas me ShBA-të”, ka thënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e 248-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e 248-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane.

Ai ka thënë se populli i Kosovës do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën.

“Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës”.

Kreu i AAK-së ka theksuar se të drejtën për të jetuar të lirë populli i Kosovës e ka arritur falë ndihmës në kohë të duhur të ushtrisë amerikane dhe të NATO-s, të cilët e shpëtuan popullin nga tragjedia dhe spastrimi etnik.

“Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n, veçmas me ShBA-të”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika