Disa të plagosur nga të shtënat në një shkollë në Bosnje-Hercegovinë

Kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliq, ka bërë të ditur se në mesin e të lënduarve nuk ka fëmijë

Policia në oborrin e shkollës në Llukavac afër Tuzlkës, në veri të Bosnjë e Hercegovinës, ku ndodhi ngjarja, më 14 qershor 2023. (Foto:REL)

Një i mitur ka qëlluar me armë zjarri në një shkollë fillore në Llukavac të Bosnje e Hercegovinës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliq. Me anë të një postimi në Facebook, Deliq ka bërë të ditur se në mesin e të lënduarve nuk ka fëmijë.

“Asnjë fëmijë nuk është lënduar nga të shtënat në shkollën në Lukavec. Ka disa njerëz të lënduar. Nuk ka fëmijë në mesin e tyre, prandaj prindër, ju lutem të mos bëni panik. Autori është fëmijë i mitur dhe është arrestuar menjëherë. Një ditë e vështirë”, ka thënë Deliq në Facebook.

Siç raporton REL, nga Qendra Klinike Universitare e Tuzllës kanë njoftuar se një nga të lënduarit është tashmë në operacion.

“Pacienti me inicialet O.N. është shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Tuzllës për shkak të plagës me armë zjarri në qafë. Pacienti është intubuar dhe operacioni është në zhvillim e sipër”, kanë njoftuar nga Qendra Klinike Universitare e Tuzllës.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika